Katër shqiptarë të Kosovës, të dyshuar për terrorizëm

01.12.2015 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Katër shqiptarë të Kosovës, të dyshuar për terrorizëm

Policia në Kosovë dhe në Itali ka arrestuar katër shqiptarë të Kosovës, nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të rekrutojnë luftëtarë për të shkuar në Siri dhe Irak dhe se “kanë promovuar aktivitete terroriste” në mediat sociale.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar në Itali dhe një në Kosovë.

Policia e Kosovës ka thënë se ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në një fshat në Han të Elezit, ku është gjetur një pistoletë, një pushkë dhe disa pajisje elektronike.

Autoritetet italiane ndërkaq, kanë thënë se të katërtit kanë qenë shumë aktivë në internet, “duke promovuar kauzë pro-xhihadiste, por nuk duket se kanë qenë të përfshirë në ndonjë komplot specifik”.

“Ata kanë kërcënuar Papën, kanë festuar për sulmet e fundit në Paris dhe kanë kërcënuar ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë”, ka thënë Carmine Esposito, shef i policisë në qytetin verior të Italisë, Brescia, ku edhe janë zhvilluar hetimet.

Policia italiane ka njoftuar sot se prej tre shtetasve të Kosovës, të arrestuar në Itali, njëri mbetet në paraburgim, ndërsa dy të tjerët janë dëbuar në harmoni me masat antiterror, njofton agjencia e lajmeve Associated Press, ndonëse nuk është e qartë se për ku janë dëbuar dy nga të arrestuarit, transmeton rel.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thonë se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste në Siri dhe Irak, është rreth 300. Rreth 50 prej tyre janë deklaruar të vrarë gjatë luftimeve atje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd