Katari e kontakton Wengerin

E publikuar: 09/01/2019 04:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit të Katarit ka kontaktuar me përfaqësuesit e Arsene Wenger lidhur me mundësinë që ta marrë drejtimin e asaj përfaqësuese.

Në fund te sezonit të kaluar, francezi i dha fund qëndrimit 22-vjeçar te Arsenali dhe që atëherë është pa skuadër.

Arsene Wenger ishte 22 vjet trajner i Arsenalit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, në mesin e të cilëve edhe Bayern Munichu dhe Milani.

Wenger më herët ka shprehur dëshirë të drejtojë ndonjë kombëtare dhe sipas France Football, tash e ka një shans të tillë.

Katari dëshiron një trajner të njohur për të drejtuar skuadrën në Kampionatin Botëror të vitit 2022.

Katari do t’i ofronte një përvojë të re Wengerit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ky vend është nikoqir i turneut të ardhshëm më të madh botëror të futbollit, ashtu që për Wenger do të ishte një përvojë e re në arenën ndërkombëtare.

Para Arsenalit, 69-vjeçari i ka drejtuar klubet, si Nancy (1984–1987), Monaco (1987–1994) dhe Nagoya Grampus Eight (1995–1996). /Telegrafi/