Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot do të mbahet një ceremoni e nënshkrimit të një memorandumi në mes organizatës “Qatar Charity” dhe MSH-së, transmeton Klan Kosova.
Ky memorandum ka për qëllim dhurimin e një donacioni me teste për Covid-19 dhe respiratorë nga shteti i Katarit.
Në këtë ceremoni merr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj si dhe Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri.
Kjo ceremoni do të fillojë nga ora 14:30 në sallën e mediave në IKSHPK.


















