Kartat e para microSD 1TB më në fund një realitet

E publikuar: 25/02/2019 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rritja me shpejtësi e kapaciteteve të memories po ecën me një hap tjetër sidomos sot me prezantimin e kartave të para 1TB microSD.

Në fakt janë prezantuar prej kohësh por sot janë një realitet. Micron dhe SanDisk të dy sollën produktet UHS-I microSDXC në Kongresin Mobil Botëror, një lajm i mirë për atë që dëshiron 1TB plus memorie në Galaxy S10 Plus krahas 1TB që ka vetë telefonit.

Nga dy kartat SanDisk thotë se ka avantazhin në performancë me shpejtësi leximi prej 160MB/s përkundër 100MB/s të Micron. Karta e Micron ka shpejtësi më të lartë shkrimi prej 100MB/s përballë SanDisk me 95MB/s.

Karta e SanDisk do të jetë e disponueshme në muajin Prill për 449 dollarë ndërsa modeli 512GB bie në 199 dollarë.

Çmimi për kartën Micron nuk është bërë i ditur por do të shitet në tre mujorin e dytë të vitit. /PCWorld Albanian