Kapet çeku me 19 kg drogë

E publikuar: 19/07/2017 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë. Policia e kufirit kanë sekuestruar plot 19 kilogramë kanabis sativa, si dhe kanë vënë në pranga një shtetas çek që drejtonte një mjet “Opel”, ku ndodhej droga. Shtetasi nga Çekia i arrestuar është Elchin Ragimov.

“Më datë 19.07.2017, në PKK Hani i Hotit, në dalje të Republikës Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare me shërbim në vijën e dytë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip Opel, me targë 5AR2462, me drejtues Elchin Ragimov. Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme. Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa”., thuhet në njoftimin policor.

Policia thonë se droga kishte destinacion Malin e Zi. Policia bëri të mundur arrestimin e Elchin Ragimov, banues në Pragë të Çekisë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë.