Fushata moderne e Fatmir Gashit, befason edhe me diçka tjetër. Fatmir Gashi i AAK-së, kandidat për kryetar të komunës së Pejës, po veçohet pêr fushatë moderne zgjedhore në nivel vendi.
Pas projektit të paraqitur për smart parkingje në Pejë, Gashi ka befasuar edhe me diçka.Ai është i vetmi kandidat në Kosovë që programin qeverisës 4 vjeçar për Pejën e ka shtypur dhe ndarë edhe në alfabetin Brait (alfabet për persona të verbër).
“Kam kënaqësinë tju informojë se programi ynë qeverisës 4 vjeçar për qeverisjen e Pejës është i shtypur dhe i ndarë në alfabetin Brait.”, ka shkruar Gashi në Facebook.




















