Kandidati laburist në garën për Londrën, mik i shqiptarëve

13.09.2015 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kandidati laburist në garën për Londrën, mik i shqiptarëve

Kandidati zyrtar i laburistëve britanikë për kryetarin e ri të ardhshëm të Bashkisë së Londrës, njeriu që konsiderohet si favorit për ta fituar atë garë, Sadiq Khan, deputet në Parlamentin britanik, njihet si mik i shqiptarëve.
Ai do të konkurrojë me rivalin tij nga konservatorët e kryeministrit, Zak Goldsmith, e mendohet se do ta fitojë garën për kryebashkiakun e kryeqytetit britanik në zgjedhjet e ardhshme lokale, post të cilin e kanë pasur për dy mandate konservatorët e djathtë.

Me origjinë aziatike, Khan – fëmijë emigranti, – është mjaft i ndjeshëm ndaj komuniteteve të huaja që jetojnë në Britani dhe në Londër.

“Khan është mirënjohës, që edhe komuniteti i madh shqipfolës në Londër është bërë pjesë aktive e jetës kulturore, profesionale dhe politike e kryeqytetit britanik”, thotë për Top Channel,

Lavdrim Krashi, specialist i njohur i çështjeve të pushtetit lokal në Londër dhe, njëkohësisht, mik personal i Khanit, duke qenë se është edhe kryetar i degës së Partisë Socialiste të Shqipërisë në Londër.

“Ndihem i privilegjuar për bashkëpunimin dhe krenar për respektin, që ai ka për komunitetin shqiptar”, shprehet Krashi.

Favoriti për kryebashkiak në Londër, Khan, herën e fundit mori pjesë në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet mjaft impresionues i komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor, ku edhe foli në atë aktivitet.

“Unë i dua shqiptarët – thotë ai në shqip, – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitoj Shipërinë e Kosovën”, ka deklaruar Sadiq Khan, njeriu që konsiderohet nga media britanike se mund të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i metropolit britanik.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm