Kandidati i AAK’së në Prizren befason minoritetet me ftesën e tij

E publikuar: 13/10/2017 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzim Kabashi, është duke i befasuar minoritetet që jetojnë në këtë qytet. Ai u ka bërë ftesë qytetarëve në gjuhën serbe dhe turke që ta shohin programin që ka për Prizrenin.

Lulzim Kabashi, kandidat për kryetar të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë një veprim më ndryshe nga kandidatët e partive të tjera

Kabashi në profilin e tij në Facebook ftesat e tij për ta parë programin për Prizrenin i ka shkruar në gjuhen turke dhe serbe.

Ai në këtë mënyrë i ka ftuar të gjithë që ta shohin plan-programin që ka për Prizrenin.

Lulzim Kabashi është përzgjedhur nga AAK-ja që të garojë për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në Prizren, në garë për kryetar janë edhe Hatim Baxhaku i LDK-së, Mytaher Haskuka i VV-së, Shaqir Totaj i PDK-së, Veton Çipa i Alternativës dhe Emilia Rexhepi e Partisë së Re Demokratike.