Kampanja ‘Kino për qytetin’ kalon pragun fillestar prej 35% për fitimin e fondeve!

E publikuar: 28/11/2018 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampanja ‘Kino për qytetin’ e cilla filloi 15 ditë më parë me datën 14 nëntor, ka kaluar pragun fillestar prej 35% të
shumës totale për të pasur një kampanjë të suksesshme në platformën KosovaIdeas.
Kinema Jusuf Gërvalla së bashku me Anibar kanë arritur të sigurojnë 36% të shumës totale falë ndihmës së
komunitetit, miqëve, organizatave të ndryshme, partnerëve, dhe njerëzve të vullnetit të mirë. Anibar u është
falmenderues të gjithë mbështetësve të cilët kanë kontribuar dhe posaqërisht fondacioneve Unë e Du Kosoven dhe
Ipko Foundation pa kontributin e të cilave ky sukses nuk do të ishte i mundur. Gjatë ditëve në vijim kanë mbetur të
sigurohen edhe 64% të shumës totale për të siguruar fondet e nevojshme për implementimin e projektit të
paraparë të kampanjës dhe realizimin e qëllimit të saj.
Kampanja ‘Kino për qytetin’ e nisur nga Anibar ka për qëllim rifunksionalizimin e Kinemasë Jusuf Gërvalla, një
ndërtesë me trashëgimie kulturore, shtëpia e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Anibar, dhe me anë të
kësaj kampanje një qendër kulturore shumë funksionale në shërbim të komunitetit.
Shuma e mbledhur nga kampanja do të ndihmojë në renovimin e kinemasë të cilat do të përfshijnë intervenime
infrastrukturale bazike dhe krijimin e një hapësire me përdorim më të mirë dhe funksional. Kjo fushatë do të
sigurojë asistencen e nevojshme që duhet për ta bërë kinemanë një hapësirë të filmit, artit, kulturës, dhe
shoqësisë civile duke përmirësuar jetën shoqërore dhe kulturore të qytetarëve.
Pas kalimit të pragut fillestar, të gjitha mjetet e mbledhura gjatë 30 ditëve në vazhdim do të implementohen në
realizimin e kampanjës. Të gjitha informacionet mbi kampanjën dhe mënyrën për të ndihmuar mund të i gjeni në
faqet e Anibar, Kinema Jusuf Gërvalla, apo KosovaIdeas dhe në linkun e mëposhtëm/Infosot/