Kamenica do të bëhet me stacione hidrometrike dhe hidrometeorologjike

E publikuar: 30/08/2018 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi është takuar me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me ç ’rast kanë diskutuar për projektin “ Hidrosistemi Kikë- Kremenatë” i cili financohet nga MMPH-ja.
Gjatë këtij takimi, Matoshi dhe Kastrati kanë rënë dakord që në kuadër të projektit “Hidrosistemi Kikë- Kremenatë”, të ndërtohen tri stacione hidrometrike dhe dy stacione hidrometeoroligjike të cilat parashihet të bëjnë matjen e nivelit të ujërave e cila, e që do të shërbejnë për studimin e fizibilitetit.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se krijimi i rezervave ujore në Kosovë, është prioritet i ministrisë që ai drejton.

Ndërsa, numri një i Kamenicës e ka vlerësuar si të domosdoshme ndërtimin e stacioneve hidrometrike dhe hidrometeorologjike në kuadër të projektit “Hidrosistemi Kikë – Kremenatë”.

“ Ne e kemi bërë strategjinë për zhvillim për ujëra në Kosovës ku është paraparë vendosja e tri stacioneve ujëmatëse dhe të shiut që do të bëjnë matjen në periudhë një vjeçare”, tha ai.