Kandidati i AAK’së për Deputet, Rexhep Kadriu, ka premtuar se nëse fiton mandat në Kuvendin e Kosovës, ai pagën e tij do ta shpërndajë për tu ndihmuar studentëve.
“Rrogën e deputetit nuk do ta marrë, do t’jau jepi studenteve të Republikës se Kosovës”, premtoi Kadiu në tubimin madhështorë të AAK’së në Gjilan.
Kadriu, në tubim, lartësoi dhe bëri thirrje të fuqishme që të votohet kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj dhe kandidatët e AAK’së për Deputetë.


















