Isufi, Kadriu e Shkodra zotohen për rritje të zhvillimit ekonomik pas 11 qershorit

E publikuar: 03/06/2017 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatët për deputet nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, nga Aleanca, Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu dhe Magbule Shkodra, i bënë vizitë Tregut të Gjelbërt në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite në Gjilan, kandidatët takuan qindra qytetarë me të cilët biseduan dhe u informuan me hallet dhe kërkesat e tyre për qeverinë e ardhshme të drejtuar nga Ramush Haradinaj kryeministër.

Gjatë vizitës në Tregun e Gjelbër në Gjilan, sot takuam punëtorë të zellshëm, klientë dhe qytetarë.

Nga afër u njohëm me problemet me të cilat ata ballafaqohen, duke u zotuar për përkushtim dhe përkrahje në rritjen e standardeve në mënyrë që Gjilanasit të kenë mundësinë të punojnë në kushte sa më të mira të punës.
Gjilanit po i kthehet shpresa!

Image may contain: 4 people, people standing and outdoor