
Kadeti nga Kosova, Arlind Shefiku, është diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë, “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas katër viteve të trajnimeve intensive dhe studimeve të avancuara ushtarake, Shefiku përfundoi me sukses akademinë elitare, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në një nga institucionet më të respektuara ndërkombëtarisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në ceremoninë madhështore të diplomimit ishte i pranishëm edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili mbajti një fjalim për të diplomuarit dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes së gjeneratës së re të udhëheqësve ushtarakë.
Diplomimi i kadetit Shefiku është një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të të rinjve nga Kosova, si dhe një simbol i partneritetit të fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njoftimin për këtë diplomim e ka bërë në një postim në profilin e tij në Facebook, kolonel Sylejman Cakaj, i cili tashmë është emëruar Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Washington.
“Isha i nderuar te marre pjese ne ceremonine e diplomimit te Kadetit nga Kosova, Arlind Shefiku, ne Akademine Ushtarake me prestigjioze ne bote “Ëest Point “ te SHBA”, ka shkruar ai.