Kadaj-Bujupi: Haradinaj sa i Kosovës aq edhe i Evropës

17.06.2015 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kadaj-Bujupi: Haradinaj sa i Kosovës aq edhe i Evropës

Shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka reguar ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt në Slloveni me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Lexo reagimin e plotë:

Është irritues, i papranueshëm dhe fyes për Kosovën dhe të gjithë ne sjellja dhe veprimi i policisë sllovene me udhëheqësin e njohur të luftës për lirinë e vendit, ish-kryeministrin e Kosovës dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinajn.

Shteti slloven, me sjelljen dhe veprimin e tij ndaj z. Haradinaj, bëri përjashtim nga vendet tjera të Bashkimit Evropian, dhe sot u soll njëjtë si regjimet e Beogradit, në raport me Kosovën, në raport me përpjekjet e pastërta dhe të drejta të popullit tonë në të kaluarën, për liri dhe shtet, në raport me z. Haradinaj dhe gjithë atë që përfaqëson ai.

Shpresoj që Sllovenia zyrtare të reflektojë, të lejojë sa më parë z. Haradinaj të vazhdojë udhëtimin e tij drejt Kosovës, të heqë dorë nga këto praktika dhe të bëhet, më në fund, si të gjitha shtetet tjera të Evropës, të ndërhyjë në pastrimin sa më të shpejt të këtyre listave nga reliktet e të së kaluarës, nga mbeturinat, shpifjet dhe fletarrestet e tilla, të cilat, pos në Beograd, sot kuptuam se çuditërisht qenkan aktuale edhe në Lubjanë.

Ramush Haradinaj e dëshmoi disa herë veten dhe veprën e tij, në të gjitha format u kuptua e vërteta e krejt asaj që ka bërë ai në të mirë të lirisë së shqiptarëve, të Kosovës dhe të ardhmes sonë të përbashkët!

Haradinaj, po aq sa i Kosovës, është edhe i Evropës së lirë e të qytetëruar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së