Ka vdekur nëna e Tristian Thompson, pas një sulmi në zemër

E publikuar: 07/01/2023 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e Tristan Thompson, Andrea, ka vdekur papritur.

Një burim thotë se nëna e Thompson pësoi arrest kardiak dhe se vdekja e saj ishte e papritur.

Sipas TMZ, e cila raportoi për herë të parë lajmin, Andrea ishte në shtëpinë e saj të enjten kur pësoi sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal ku mjekët u përpoqën ta ringjallnin por pa sukses.

Thompson dhe ish e dashura e tij Khloé Kardashian, morën një avion privat nga Los Angeles në Toronto për të qenë me familjen e tij, thanë burimet për faqen e internetit.

Burimi shtoi se Kardashian do të jetë afër Thompsonit gjatë kësaj kohe të vështirë pasi ai është babai i dy fëmijëve të saj. Ata janë bashkë prindër të vajzës së tyre katar vjeçe True dhe në gusht kanë mirëpritur një djalë me anë të një surrogate.

Pas vdekjes së saj të papritur, Kris Jenner postoi një homazh për Andrea-n, duke ndarë disa foto nga baby shoëer-i i Kardashian kur ajo ishte shtatzënë me True, si dhe festimet e ditëlindjes.

“Jam shumë e thyer nga vdekja e papritur e nënës së Tristanit, Andrea. Mendimet, lutjet dhe gjithë dashuria ime janë me Tristanin, Amari, Dishaën dhe Danielin”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.