Juventusi merr fitore komode ndaj Genoas

E publikuar: 06/12/2021 02:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së 16-të n Serie A.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Juan Cuadrao realizoi njëri ndër golat më të bukur të këtij viti, pasi arriti ta fuste topin në rrjetë nga goditja prej këndit.

45 minutat e parë u mbyllën me këtë rezultate, derisa në pjesën e dytë Zonja e Vjetër realizoi edhe një herë.

Juventusi shpërdoroi disa shanse të mira përmes Alvaro Moratës dhe Moise Kean, por që Paulo Dybala e vulosi fitoren e torinezëve.

Ishte minuta e 82-të, kur Federico Bernardeschi asistoi për anësorin argjentinasi, që shënoi një gol të bukur për 2-0.

Pas javës së 16-të, Juventusi është ngjitur në vendin e pestë me 27 pikë dhe është 11 pikë mbrapa liderit, Milanit.

Në xhiron e 17-të, Biankonerët do të kenë punë me Venezian. /Telegrafi/