Juventus mundet në Napoli, Roma “shuplakë” krizës

26.09.2015 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Juventus mundet në Napoli, Roma “shuplakë” krizës

Juventus nuk di më të fitojë. Kampionët e Italisë, pësuan humbje e 3-të në kampionat pasi u “thyen” dhe nga Napoli në “San Paolo”, me jugorët që fituan 2-1 pas një ndeshje emocionuese, e cila konfirmoi se dicka nuk shkon te skuadra e Allegrit në sezonin e ri. Insigne dhe Higuain zgjidhën ndeshjen për formacionin e Sarrit, ndërsa Hysaj zhvilloi absolutisht ndeshjen më të mirë në Serie A. Një fitore e rëndësishme por që do të krijojë dhe polemika për shkak të një topi të prekur me dorë nga Alan në minutën e 93-të. Barazimet me skuadrat e fundtabelës në mesjavë, duket se kishin lënë më shumë shenjë te Juventus sesa te Napoli, pasi jugorët jo vetëm që luajtën më mirë në pjesën e parë por ishin gjithashtu dhe spektakolarë sin ë rastin e golit të Insignes.

Llogaritë me Juventusin Napoli u duk sikur I mbylli në të 62-tën me golin e Higuainit por 1 minutë më pas Lemina shkurtoi diferencën duke rikthyer në lojë Juven.

Në minutat e mbetura Juventus u përpoq të bënte gjithcka për të arritur te barazimi por Napoli rezistoi, ndërsa në minutën e 93-të u regjistrua dhe një episode I dyshimtë me Alan që preku topin me dorë në zonë, por për gjyqtarin nuk ishte 11-metërsh. Me këtë fitore Napoli u ngjit në kuotën e 9 pikëve, ndërsa skuadra e Allegrit ka ende pesë pikë në klasifikim. Roma I dha një përgjigje krizës duke shënuar pesë gola në portën e Carpit. Verdhekuqtë u rikthyen te fitorja pas dy hapave fals duke bërë një ndeshje shumë të mirë përballë skuadrës së ngjitur këtë vit në Serie A. 5 futbollistë të ndryshëm shënuan për verdhekuqtë, me Manolas që ngriti i pari siparin e golave, ndërsa në të 28-tën ishte Pjanic që dyfishoi shifrat. Para pushimit realizoi dhe Gervinho, ndërsa në pjesën e dytë realizuan dhe Salah e Digne. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Borielo në të 34-trën, ndërsa në pjesën e dytë miqtë humbën dhe një 11-metërsh.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)