“Jutarnji List”: Masa ekstreme sigurie për Shqipëri-Serbi

15.08.2015 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Jutarnji List”: Masa ekstreme sigurie për Shqipëri-Serbi

Në prag të sfidës Skënderbeu-Dinamo Zagreb, mediat kroate bëjnë një vëzhgim të detajuar rreth kushteve të sigurisë që ofrohen në vendin tonë. Në një shkrim deri diku tendencioz për shkak të mungesës së theksuar të informacionit, gazeta “Jutarnji List” u referohet frikës së serbëve për takimin eliminator që do të luhet pas rreth pak muajsh në Elbasan. “Goditje me armë zjarri, kësaj i tremben tifozët e Serbisë në ndeshjen kundër Shqipërisë”, është titulli i shkrimit që nis me prezantimin e masave që po merr Qeveria Shqiptare në kuadër të kësaj sfide.

“Pas asaj që ndodhi në Beograd, në Shqipëri po marrin të gjitha masat për ta transformuar Elbasanin në një qytet të izoluar nga forcat e sigurisë. Ushtria është ngritur në këmbë dhe ndoshta këto janë masa edhe më të rrepta se ato që u morën për vizitën e Presidentit Amerikan George W. Bush”, shton e përditshmja me qendër në Zagreb. Më tej ajo shton se pas fitores që Shqipëria arriti ndaj Serbisë, kishte edhe nga ata tifozë që festuan me të shtëna armësh dhe serbët i tremben pikërisht kësaj. Një shkrim që kërkon të hedhë dritë mbi situatën e sigurisë në vendin tonë, por aspak i thelluar dhe ndoshta i pamenduar mirë nga gazeta kroate që gjithsesi nuk u bie këmbanave të alarmit për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit