
Jean-Claude Juncker, President of the European Commission, holds his 7th Europe speech The State of Europe on the anniversary of the fall of the Berlin Wall on November 9, 2016 in Berlin. / AFP / TOBIAS SCHWARZ (Photo credit should read TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images)
Presidenti i Komisioni Evropian (në largim), Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar se pa zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëra palë nuk do të ketë mundësinë të hyjë në Bashkimin Evropian.
“Gjithmonë kam qenë për dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk jam i kënaqur pse ai proces nuk po shkon në rrugën e duhur”, ka thënë Juncker në konferencën me gazetarë pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Bruksel.
Ai u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të kenë më shumë mirëkuptim për pozicionet e palës tjetër, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
“Nëse mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës nuk zgjidhet, asnjëra nuk do të ketë mundësinë për të qenë anëtare e BE-së. Nuk dëshirojmë të sjellim jostabilitet në BE, por dëshirojmë të përcjellim stabilitet në ato shtete apo si i quani ju”, përfundoi Juncker, transmeton Koha.net.
Në po të njëjtën konferencë, Rama tha se “ëndërroj për diçka më të madhe, por ajo s’është Shqipëria e madhe, por Bashkimi i madh Evropian me serbë, maqedonas e shqiptarë në të”.

















