Jubileu i 80 -të i trasmetimeve radiofonike ndërkombëtare

E publikuar: 05/12/2021 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 3 dhjetor 1941, Kina filloi transmetimin e programeve në gjuhën japoneze, çka simbolizon fillimin e transmetimit të programeve radiofonike për jashtë vendit të Kinës në gjuhë të huaj. Tani CMG-ja ka shërbime ndërkombëtare në 44 gjuhë të botës,duke bërë të mundur që të jetë media

më e fuqishme në shkallë globale.
Ky jubile është një moment më rëndësi per CMG, e cila i kushtoi këtij përvjetori edhe një ceremoni të veçantë.Duke iu drejtuar këtij eventi,Presidenti kinez Xi Jinping

shprehu urime të ngrohta për të gjithë stafin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) dhe përshëndetje të sinqerta për miqtë e huaj që kanë dhënë përkrahje për programet radiofonike të Kinës për jashtë vendit.

Xi vuri në dukje se gjatë 80 vjetëve, punonjësit e programeve radiofonike për botën e jashtme kanë përhapur traditën e mirë të vendit, kanë mbajtur mirë në mendje misionin origjinal dhe kanë bërë një paraqitje të gjithanshme të zhvillimit të Kinës, duke treguar mirë historinë e Kinës dhe duke përhapur zërin e Kinës.

Xi Jinping-u shprehu shpresën që punonjësit e radios do të vazhdojnë risitë, do të forcojnë më tej aftësinë e komunikimit për jashtë vendit, do të krijojnë një medie të tipit të ri të klasit të parë botëror dhe do të japin kontribut të ri e më të madh për Ëndrrën Kineze dhe për krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.