Jovanoviq s’i beson “dialogut të brendshëm për Kosovën” të Vuçiqit

E publikuar: 18/09/2017 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beograd, 14. novembra 2014 – Lider LDP Cedomir Jovanovic ispred ulaza u Urgentni centar u Beogradu. Biznismen Milan Beko ranjen je danas popodne u klasicnoj sacekusi na Dedinju i prevezen je u Urgentni centar, gde je veceras operisan. FOTO TANJUG / RADE PRELIC / tj

Dialogu i brendshëm për Kosovën do të jetë i mundur nëse jemi të gatshëm të bisedojmë, por momentalisht nuk ka dialog meqë kemi një pushtet i cili mbyt pakicën dhe vazhdimisht heton qëllimet e atyre që e kritikojnë, sikundër edhe opozitën dhe intelektualët të cilët nuk janë në nivel të detyrës që të flasin qartë për problemet. Kështu shprehet lideri i Partisë Liberal-Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviq, shkruan sot “Novosti”, transmeton Koha.net.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të ofrojë një platformë më të gjerë e cila pos për çështjen e Kosovës do të krijojë hapësirë për artikulimin e alternativës.

Jovanoviq citohet të ketë thënë se LDP e sheh të ardhmen e Serbisë në NATO dhe jo në koalicionet e këqija me Rusinë.