Jose Mourinho në sezonin e parë pa krahun e djathtë Rui Farian, pa atë duket i humbur, i izoluar dhe nervoz

E publikuar: 30/08/2018 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho ka punuar me disa nga menaxherë e Ligës Premier, përfshirë Brendan Rodgersin, Aitor Karankan dhe Andre Villas-Boas, që ishin ndihmës të tij.

Por ai gjithmonë si numër dy e kishte Rui Farian.  “E vërteta është ai që ka qenë me mua që nga viti 2000”.

“Ai mendon si unë, përshtatet me mënyrën time të stërvitjes, ai ka shumicën e ngjashmërisë me mua – edhe në aspektin e personalitetit”, kishte thënë Mourinho për të.

Ky sezon, për herë të parë që nga fillimi i këtij shekulli, e sheh Mourinhon pa ndihmësin dhe shokun e tij më të ngushtë.

Faria e la Unitedin dhe trajnerin e tij me të cilin ka punuar pothuajse 20 viteve te Porto, Chelsea, Inter dhe Real Madridi.

Largimi i tij mbetet ende një mister – edhe pse Faria këmbëngul se nuk ishte gjë tjetër veçse një nevojë për pushim dhe një ditë do të bëhet trajneri kryesor – por ndikimi i largimit të tij është i qartë: Mourinho tani duket i humbur, i izoluar dhe nervoz.

Sipas medieve angleze ai ishte pjesa lidhëse e trajnerit me lojtarët.

Shembull mbetet marrëdhënia me Luke Shaw, ku Faria i ofroi ngushëllim dhe këshilla mbrojtësit.

Largimi i tij ka bërë që marrëdhëniet e Mourinhos me Paul Pogban dhe Anthony Martialin të jene të këqija dhe nuk ka kush i pajton.

Mourinhos tani i mbetet të gjejë një të besuar, një që ia kryen shumë punë, siç ka bërë Faria ndër vite. /Telegrafi/