Jose Mourinho gjen punë si analist sportiv i “beIN Sports”

E publikuar: 17/01/2019 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Murinjo ka kohë që nuk e kemi parë në publik pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit.

Gjegjësisht, “Special One” sot debuton në një punë të re: si një analist profesional i futbollit në televizionin “beIN Sports”.

Pra, Mourinho i është bashkuar një seri të emrave të mëdhenj të botës së futbollit që komentojnë për këtë televizion të Katarit.

Zlatan Ibrahimovic, Paul Scholes, Rud Gullit, Arsene Wenger, Marcel Desailly, Yaya Toure, Nemanja Vidic, Wesley Sneijder dhe Green Sounes janë disa prej ish-futbollistëve që janë bërë analist.

Por, asnjëri nga të lartpërmendurit nuk paguhen aq sa strategu portugez – 67 mijë euro për një ndeshje!

Interesant është fakti se 56-vjeçari nuk ka pranuar që të analizoj apo komentoj ndonjë ndeshje të ish-skuadrës, Unitedit.

Ndeshjen e parë që do ta shohim në ekranet televizive është ndeshje e Kupës së Azisë mes Katarit dhe Arabisë Saudite dhe dy ditë më vonë, do të analizojë derbin e Londrës mes Arsenalit dhe Chelseat.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë sukses në mos përmendjen e Manchester United brenda 90 minutash.

Ndryshe, emri i Joses është duke u lakuar si trajner i ri i skuadrës italiane Inter si dhe të madrilenëve të Realit. /Telegrafi/