Jo, paralelizmit etnik në ushtrinë e Kosovës

16.05.2015 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jo, paralelizmit etnik në ushtrinë e Kosovës
Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK-së, vlerëson se ideja e lansuar që javëve në vijim do të diskutohet për krijimin e një “entiteti ushtarak” minoritar – paralel dhe njëetnik, përbrenda strukturës së ardhshme të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), ekskluzivisht për pakicën serbe, është i rrezikshëm, jofunksional, dezintegrues dhe jashtë çdo praktike standardizuese të strukturave të rregullta ushtarake të shteteve demokratike dhe të vetë NATO-s, që pretendohet të jet
“Paralelizmi ushtarak që pritet të diskutohet në mes Prishtinës dhe Beogradit, në hierarki vertikale dhe horizontale me nivel komandues të veçantë dhe i ndarë nga struktura e unifikuar e komandimit ushtarak, ka tendencë të implikojë dhe të kontrollojë Ushtrinë e Kosovës nga prezenca paralele brenda FAK-ut nga Serbia, përmes infiltrimit të marrëveshjeve politike. Mendimet se kjo është një fazë kalimtare e relaksimit të raporteve me Serbinë, nuk qëndron, për shkak të kompleksitetit strukturor dhe strategjik për sigurinë e Kosovës”, është thënë në komunikatën e AAK-së.

AAK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që çështjet vitale-nacionale, siç janë punët e brendshme shtetërore; Ushtria; inteligjenca; tërësia e sovranitetit, rregullimi i brendshëm juridiko-politik etj., të mos hyjnë asnjëherë në kuadër të bisedave me Serbinë. “Njëherit, nuk duhet lejuar që, duke përfituar Serbia, këto të jenë kusht për normalizim të raporteve midis dy shteteve”, është thënë në këtë komunikatë.
Sipas AAK-së, qeveria vazhdimisht po e neglizhon realizimin e bazës ligjore, që lejon krijimin e FAK-ut, rrjedhimisht të hapë rrugën legale, parlamentare dhe kushtetuese që Kosova më në fund të ketë arkitekturën e re ushtarake. “Kjo situatë e imponuar është skajshmërisht e papranueshme dhe duhet të ngjallë reagime të menjëhershme, që Kosova ta ketë sa më parë ushtrinë profesionale dhe jopolitike, me një hierarki unike komanduese dhe jo t’i mvishet asaj  edhe një “trup-komandë” paralele nga Lista Serbe, e imponuar politikisht nga ndikimi i Beogradit në Kosovë”, është thënë në komunikatën e AAK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së