“ji32k7au4a83″ mund tu duket fjalëkalim i vështirë por është një prej më të hakuarve

E publikuar: 05/03/2019 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shumë njerëz të ndryshosh germat dhe numra për të krijuar variacione të ndryshme mund të rezultojë në një fjalëkalim të fuqishëm.

Disa prej jush mund të thonë se diçka e komplikuar si “ji32k7au4a83” do të ishte fjalëkalim i mrekullueshëm. Por sipas të dhënave të sajtit Have i Been Pwned, tregon se është krejtësisht e kundërta.

Përgjigjen e dha një postim në rrjetin social Twitter pse diçka kaq e komplikuar është e lehtë për tu gjetur.

Have i Been Pwned është një sajt i cili është startuar nga hulumtuesi i sigurisë kibernetike Troy Hunt për të ndihmuar njerëzit të mësojnë nëse e-mail-et dhe të dhënat e tyre personale janë hakuar.

Një shërbim që ofron është ai i kontrollit të fjalëkalimeve ku ju mund të kontrolloni nëse fjalëkalimi juaj është zbuluar në sulme kibernetike.

Në këtë rast, fjalëkalimi “ji32k7au4a83″ është zbuluar në 141 thyerje sigurie në HIBP. Disa prej ndjekësve gjetën shpejtë mendësinë që fshihet pas fjalëkalimit. Shpjegimi vjen nga transliterimi i gjuhës Kineze Mandarin që përkthehet në Anglisht si “my password” – fjalëkalimi im.

Përkthimi është i tillë:

ji3 -> 我 -> M

2K7 -> 的 -> Y

au4 -> 密 -> PASS

a83 -> 碼 -> WORD

Cili është mësimi që nxjerrim? Së pari mjafton të kontrolloni nëse fjalëkalimi juaj është zbuluar në databazën e HIPB dhe për tu siguruar se një kombinim i rastësishëm nuk është edhe aq i rastësishëm. /PCWorld Albanian