Bota & Rajoni

Jep dorëheqje kryetari shqiptar i Ulqinit

16.03.2016 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Pas shumë problemeve e përçarjeve ndërmjet përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Ulqinit viteve të fundit, ato janë shtuar edhe më shumë tash së fundi duke krijuar edhe krizë politike, duke kërkuar largimin e kryetarit Fatmir Gjeka.

Përfaqësuesit shqiptarë politik të Ulqinit, pas kësaj situate kishin arritur marrëveshje për formimin e pushtetit të ri dhe ndarjen e pozitave e që posti i kryetarit të Komunës ti takoj Forcës.

Fatmir Gjeka, sot zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Ulqinit, sipas tij këtë e ka bërë që Ulqini sa më parë të dalë nga kriza politike, transmeton infokomuna.

E në anën tjetër pritet që zyrtarisht kryetari i ri i Komunës së Ulqinit të zgjidhet Nazif Cungu, kjo do të ndodh të hënën, kur edhe pritet të mblidhen këshilltarët e kësaj komune.

Portali “Toskanapress”, ka kontaktuar Nazif Cungun, kryetar i ri i Komunës Ulqinit për të informuar qytetarët lidhur me marrjen e mandatit të ri.

Ai tregoi për “Toskanapress” se mbledhja e Kuvendit Komunal, parashihet të mbahet të hënën ku dhe do të zgjidhet kryetari dhe udhëheqja e re e Komunës së Ulqinit. Sipas tij nuk pritet të ketë vonesa dhe krizë politike e cila ishte tash një kohë dhe shpreson se nuk duhet humbur më kohë e të punohet në dobi të qytetarëve të Ulqinit.

Marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesit politik të Forcës, Partisë Demokratike, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe PDS-ë, pritet që të gjithë të kenë pozita udhëheqëse, sipas votava të fituara në zgjedhjet lokale.

Historik- Të rikujtojmë se nga vitit 2002 deri me 24 shtator të vitit 2006 kryetar i Ulqinit ishte Fuad Nimani nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Nga 24 shtatori apo vjeshta e vitit 2006 deri verën e nxehtë me 25 gusht të vitit 2011 kryetar i Komunës ishte Gëzim Hajdinaga, i cili nuk mundi të fitoi mandatin e dytë.

Shkëputja e degës së Anës së Malit prej UDSH-së me katër këshilltarë që iu bashkëngjitën Forcës dhe Partisë Socialdemokrate arritën ta krijojnë shumicën për të marrë pushtetin.

Me 22 gusht Forca e re ka treguar se ka fituar shumicën e re të Kuvendit Komunal të Ulqinit dhe e cila i është dorëzuar shërbimit të Kuvendit me iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, propozimi i kryetarit të ri të Kuvendit dhe iniciativa për shkarkimin e Gëzim Hajdinagës nga posti kryetarit te Komunës se Ulqinit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë