Jehona Lushaku e LDK-së thotë se Kurti po i mashtron qytetarët me këtë postim: E ulët kryeministër

E publikuar: 14/05/2023 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar ndaj një propagande, siç e quan ajo një postim të kryeministrit Albin Kurti në Twitter.

Ajo ka thënë se “është e mjerë” se si Kurti, sipas saj, po i shtrembëron të dhënat e Bankës Botërore, “që t’i mashtrojë qytetarët”.

“Propaganda qeverisëse e së dieles. Është e mjerë se si kryeministri i Kosovës bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët”, shkroi Lushaku Sadriu.

“Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit…’; derisa kryeministri po thotë ‘ krahasuar me 10 vjetëshin e kaluar ka shënuar progres..’: dmth po e devijon me qëllim konstatimin për të krijuar përceptim kinse pozitiv për qeverisjen e tij”, shtoi ajo.

Lushaku Sadriu shkroi se “rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit tonë përgjatë një dekade, nuk mund të ia atribuosh qeverisjes tënde të tanishme” .