Në bazë të parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot me vapë, deri ditën e shtunë.
Sipas IHK, nga e shtuna do të vijnë masat e lagështa të ajrit nga jugperëndimi i kontinentit, të cilat do të sjellin me vete riga shiu të karakterit lokal.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.
Në viset me lartësi mbidetare mbi 800 metra, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet normale me tendenc të zbritjes, lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 75 % në mëngjes gjatë ditës do të zbresë nga 36-30%. Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme , por dominuese do të jetë drejtimi jugperendimor, shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 12m/s.
Zbritje të lehta të temperaturave pritet të ketë në fillim të javës së ardhshme.