“Jam shumë i mahnitur me profesionalizmin e Halil Berishës”

E publikuar: 27/10/2021 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Halil Berisha

Eksperti i komunikimit, marrëdhënieve me publikun, Dardan Hasku ka thënë se është mahnitur me ish gazetarin e Gazetës Infokus, Halil Berisha, si për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ashtu edhe në profesionalizmin e treguar në menaxhimin për publikimin ose jo të dokumenteve të ndjeshme për të cilat, Berisha edhe është marrë të dëshmojë në Hagë.

Hasku ka thënë se në kohën kur mediat po sulmohen për mungesë profesionalizmi, Berisha dhe Infokusi kanë dhënë shembull se si duhet të menaxhohen këto lloj dokumentesh dhe sipas tij ky Infokusi ka dëshmuar se në media ka gazetarë profesionistë.

Reagimi i plotë i Haskut:

“Me aq sa e kom percjell deshmine e gazetarit Halil Berisha ne Speciale, ma shume per shkak te kurreshtjes me qe vet kom punu ne media e me ka interesu shume, jam shume i mahnitur me profesionalizmin e tij si ne deshmi, ashtu edhe ne ate se qysh e ka menaxhu krejt procesin e publikimit ose jo te dokumenteve qe iu kane dorezu ate dite rreth speciales.

Ne nje kohe kur portalet jane te sulmuara per mungese profesionalizmi, Halili dhe Infokusi kane dhene nje shembull se qysh duhet me u menaxhu nje proces i (mos)publikimit te dokumenteve te ndjeshme dhe kane tregu se ne portale megjithate ka shume gazetare profesioniste qe e kryjne punen e tyre me nder e përkushtim”.