Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, lidhur me fitoren e sërishme të Albin Kurti dhe ish-partisë së tij, ka thënë se politika është sikurse sporti.
“S’është me rëndësi se sa i zhurmshëm je, ata që janë në lojë e fitojnë lojën. Njerëzit që janë në fushë e fitojnë lojën, jo tribunat. Unë sa jam kanë në tribunë kam vendosur përfundimisht me u fut në lojë, në fushë. Tash kur jam dhe Partia Socialdemokrate është në fushë, atëherë e shohim se kush është lojtar përnime”.
Ai ka thënë se tani është pjesë e lojës dhe brenda fushës.
“Tash e shohim qysh bëhet loja”, ka thënë ai, duke shtuar se me prezencën e socialdemokratëve do të ndryshojë loja.
“Jo vetëm Partisë Socialdemokrate, por të gjithë socialdemokratëve të Kosovës…”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka shtuar se të gjithë socialdemokratët do të bëhen bashkë për ta përmbysur, siç tha ai, “këtë pushtet keqbërës”.

















