Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, dhe të gjithë besimtarët myslimanë.
“Në këtë ditë të veçantë, uroj që të gjithë besimtarët myslimanë, në begati dhe në harmoni, të festojnë me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit e tyre. Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, mirëqenie dhe gëzim”.
“Të shtrijmë dorën e ndihmës dhe të solidaritetit për të gjithë ata që kanë nevojë dhe me krenari të vazhdojmë ta kultivojmë traditën e tolerancës dhe të respektit për qytetarët tanë të besimeve dhe kulturave të ndryshme, si një ndër vlerat me të çmuara të shoqërisë sonë”, thuhet pos tjerash në urimin e presidentes Jahjaga.