Jahjaga takoi oficerët e FSK-së që diplomuan në Britani të Madhe

28.12.2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga takoi oficerët e FSK-së që diplomuan në Britani të Madhe

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit të hënën nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Me gjeneral Ramën në takimin tek presidentja u pritën edhe tre oficerët e Forcës së Sigurisë, të cilët ditë më parë u diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst” në Britaninë e Madhe, toger Fitore Fazliu dhe nëntogerët Ismail Hoxha dhe Besfort Kruma.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së e njoftoi presidenten Jahjaga mbi rezultatet dhe punën e shkëlqyer që oficerët nga FSK-ja, përkatësisht Republika e Kosovës e kanë arritur gjatë studimeve një vjeçare në Akademinë Mbretërore ushtarake “Sundhurst” në Britaninë e Madhe.

Gjeneral Rama me këtë rast tha se është shumë krenar për përgatitjen profesionale, përkushtimin dhe disiplinën që oficerët po tregojnë në të gjitha shkollimet, trajnimet jashtë vendit e në veçanti siç u shpreh ai “shpallja e oficerit Ismail Hoxha si oficer kadeti më i suksesshëm nga të gjithë studentët internacional vijues të Akademisë Ushtarake të Britanisë së Madhe”.

E para e vendit, presidentja Jahjaga i ka shprehur komandantit të FSK-së mirënjohjen për punën dhe përkushtimin në ngritjen dhe avancimin e FSK-së e gjithashtu edhe për përkrahjen dhe mbështetjen që janë duke e gëzuar oficerët e rinj brenda Forcë së Sigurisë me synimin që FSK-ja të ngrihet edhe më tutje profesionalisht në të gjitha fushat.

Gjithashtu Presidentja i ka përgëzuar oficerë e rinj të FSK-së, për përfundimin me sukses të shkollimit në Akademinë ushtarake Mbretërore e në veçanti ka përgëzuar nëntoger Ismail Hoxha, oficer në Batalionin e Tretë për Reagim të Shpejtë në Istog, për suksesin e treguar në Akademi, me të cilin na bëre krenar të gjithë ne, përfundoi Jahjaga.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje

Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje

Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar

Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione, do të përcaktohet përdorimi i tyre

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione, do të përcaktohet përdorimi i tyre