Jahjaga: Shumë shpejt do të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

20.05.2015 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga: Shumë shpejt do të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga tha të mërkurën se forcimi i mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut e bën anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës domosdoshmëri dhe njërin prej prioriteteve të angazhimit diplomatik të shtetit.

Jahjaga këto komente i bëri në Institutin e Prishtinës për Studime Politike, ku është diskutuar njëri prej qëllimeve strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

“Për mua si Presidente e Kosovës dhe bartëse e politikës së jashtme të shtetit tonë të ri, anëtarësimi në këtë organizëm është nevojë urgjente që lidhet ngushtë me përpjekjet tona për të fuqizuar në praktikë të drejtat e njeriut, për të avancuar demokracinë dhe gjithsesi për ta përafruar Republikën e Kosovës me proceset integruese evropiane si qëllim parësor që gëzon koncensus të plotë institucional dhe shoqëror”, tha presidentja, raporton Telegrafi.

Ajo tha se jemi me fat që Kosova si udhërrëfyes ka një Kushtetutë moderne që aspiron standardet më të larta dhe që përcakton zbatueshmërinë e Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut si një prej instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Kosova ka shënuar një përparim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, sidomos në përfshirjen e komuniteteve pakicë dhe respektimin e të drejtave të tyre. Por është me rëndësi jetike që në këtë dekadë të parë të shtetndërtimit tonë si vend i pavarur dhe sovran të angazhohemi që ky zotim i bërë në Kushtetutë nuk mbetet një aspiratë ambicioze. Por, që parimet mbi të cilat ndërtuam shtetin tonë do të diktojnë secilin hap tonin, secilin veprim për t’i dëshmuar vetes dhe të tjerëve përreth nesh përkushtimin tonë për të krijuar një shtet gjithpërfshirës, shtet të së drejtës, të qytetarëve të barabartë në privilegje dhe përgjegjësi”, u shpreh ndër të tjera, Jahjaga.

Ajo tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës, do t’iu lejojë qytetarëve të Kosovës, të të gjitha komuniteteve, t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg si instancën e fundit pasi t’i kenë shterur mjetet juridike në Kosovës.

“Është e pakuptimtë dhe plotësisht e padrejtë që qytetareve të Kosovës u mohohet qasja në një mekanizëm kaq të rëndësishëm të të drejtave të njeriut. Këto argumente kanë përbërë boshtin kryesor të diskutimit që në shtator të vitit të kaluar, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, kam zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotëri Thorbjorn Jagland, ku kam kërkuar fuqizimin e bashkëveprimit ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës. Në atë takim, që ka qenë edhe hapi i parë që i ka hapur rrugë përpjekjeve tona për anëtarësim në Këshillin e Evropës, jemi pajtuar për formalizimin e zyrës së kësaj organizate në Kosovë dhe vazhdimin e punës së grupeve punuese”, u shpreh presidentja e vendit.

Ajo bëri të ditur se deri tani, Kosova ka fituar përkrahjen e mbi dy të tretave vende anëtare që e njohin Kosovën për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit