Jahjaga: Kufijtë tanë s’janë më gardhe të sigurta

23.05.2015 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga: Kufijtë tanë s’janë më gardhe të sigurta

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në panelin “Adresimi i ekstremizmit të dhunshëm: përgjegjësia e përbashkët”, që i zhvilloi punimet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që u mbajt në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë.

Në panel, së bashku me presidenten Jahjaga, morën pjesë: zëvendëspresidenti i Irakut, Ayad Allawi, zëvendëskryeministri i Irakut, Saleh Muhammed Al Mutlaq, nënsekretarja e shtetit për sigurinë civile, demokraci dhe të drejtat e njeriut e SHBA-së, Sarah Sewall, udhëheqësi i një kompanie danezo-kuvajtiane, Mohammad Jaafar dhe një përfaqësues i shoqërisë civile në Jordani.

Në panel u diskutua për sfidat globale të sigurisë, ekstremizmin dhe radikalizmin si kërcënim për sigurinë, si dhe angazhimin e përbashkët në luftimin e këtyre dukurive.

Presidentja Jahjaga në panel foli për angazhimin e Kosovës në adresimin e këtyre dukurive dhe nevojën e gjithëpërfshirjes në luftën kundër ekstremizmit dhe në garantimin e sigurisë globale.

“Dua të filloj duke i ritheksuar fjalët e Lartmadhërisë së tij, Mbretit Abdullah, në sesionin hyrës, se mundja e “sulmit global mbi paqen” ose e dhunës dhe terrorit të cilin po e shohim sot në mbarë botën, ka nevojë për një qasje globale të ndërtuar mbi siguri, diplomaci, zhvillim dhe lidership moral”, ka thënë Jahjaga, teksa ka shtruar pyetjen “si do ta arrijmë këtë?”

“Pikësëpari, puna duhet të fillojë në shtëpi. Në vendet tona, ne duhet të zotohemi që ta forcojmë legjitimitetin e shtetit. Dhe legjitimiteti arrihet me performansë. Ne jo që duhet ta dyfishojmë, por edhe ta trefishojmë angazhimin tonë që t’i hapim rrugë inovimit dhe zhvillimit duke larguar pengesat strukturore dhe praktike të cilat i frikësojnë investuesit. Shteti duhet të jetë prezent. Institucionet shtetërore duhet të jenë të dukshme nëpërmes sigurimit të infrastrukturës, energjisë, burimeve të ujit, menaxhimit të mbeturinave, shëndetësisë, edukimit dhe, natyrisht, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë më tej Jahjaga.

Jahajaga ka thënë gjithashtu se është shteti ai që duhet të udhëheqë reformat, të jetë proaktiv, dhe në secilin proces të vendimmarrjes duhet të ftojë sektorin privat, me qëllim të sigurimit që kjo do ta favorizojë iniciativën private dhe nuk do ta limitojë atë.

“Shteti po ashtu duhet të jetë llogaridhënës ndaj qytetarëve dhe t’i lejojë ata që të marrin pjesë ne këtë transformim. Qytetarët duhet të jenë pjesë e këtij aksioni. Ne kemi nevojë për pronësi. Dhe të gjitha këto arritje do të ndihmojnë në forcimin e ndjenjës aq të nevojshme të sigurisë, e cila është bazë për secilin lloj të zhvillimit”, ka thënë ajo.

“Ne më së miri do ta luftojmë ekstremizmin duke u angazhuar në të gjithë sektorët, bashkë me të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, duke promovuar përfshirjen. Përfshirje në qeverisje dhe përfshirje në zhvillim. Mundësitë duhet të jenë të barabarta për secilin. Asnjëri nuk duhet të lihet anash, sepse ndarjet dhe përjashtimet janë çerdhe e rritës për ekstremistë. Ata shfrytëzojnë dallimet dhe vuajtjet”, ka shtuar më pas Jahjaga.

Jahjaga ka thënë se “nuk duhet t’i lejojmë ekstremistët, forcat e errëta të terrorit, që ta marrin peng vizionin e tyre të përparimit. Vetëm në këtë mënyrë ne mund t’i fuqizojmë individët, liderët fetarë që t’i shmangin dhe të mos i lejojnë djemtë dhe vajzat e reja që t’u bashkohen kauzave terroriste”.

“Ngjashëm, edhe në nivel ndërkombëtar, ne kemi nevojë për më shumë dialog dhe më shumë përfshirje; dhe kjo më sjell deri te pika e dytë. Kufijtë tanë nuk janë më gardhe të sigurta. Ne jemi të rrezikuar nga kërcënimet e njëjta, qofshin ato nga terrorizmi i brendshëm apo luftëtarët e lirisë, të joshur nga ISIS-i me ideologji të ndryshuara apo mjete financiare. Bie mbi vendet sikurse vendet tona, të cilat jetojnë në multikulturalizëm dhe multietnicitet, që t’i kundërshtojnë këto arsye dhe i takon liderëve të moderuar fetarë që t’u heqin interpretimet false të religjionit nëpërmes të cilave ata mundohen ta arsyetojnë dhunën. Ne duhet fuqimisht ta refuzojmë atë”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka shprehur bindjen se duhet të demonstruar vendosmëri që të largohet me rrënjë ekstremizmi, duke qëndruar bashkë dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin nëpërmes diplomacisë dhe bashkëpunimit në siguri.

“Dhe, e treta, ne duhet t’i bëjmë vend secilit në tavolinë. E kam parë në shoqërinë tonë, e cila po kalon një transformim madhor nga lufta në paqe, nga represioni në demokraci dhe nga ekonomia e kontrolluar në kapitalizëm, se sa i vështirë është ndryshimi. Sa shumë ka nevojë për durim dhe adaptim. Por, një gjë e cila na ka ndihmuar që me sukses t’i tejkalojmë këto ndryshime, është përfshirja e gjithësecilit. Ofrimi i një karrigeje në tavolinë. Dhe me këtë po ashtu nënkuptoj edhe gratë, të cilat janë boshti i secilës shoqëri dhe një aset i vlefshëm për çrrënjosjen e ekstremizmit dhe radikalizmit”, ka thënë ajo në fjalën e saj në këtë Forum.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së