Jahjaga: Jemi në krizë të paparë, urgjentisht të vendoset dialogu

17.12.2015 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga: Jemi në krizë të paparë, urgjentisht të vendoset dialogu

Në adresimin e saj vjetor, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se po i drejtohet Kuvendit të Kosovës në kohën kur këtë institucion e ka kapluar një krizë e paparë politike.

Ajo ka ftuar qeverinë dhe opozitën që me urgjencë të ulen dhe të nisin dialogun për tejkalimin e krizës së krijuar.

Kjo krizë, sipas saj, ka sfiduar rëndë konsensusin politik vendor e ndërkombëtar, mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës. Këto zhvillime, ka vlerësuar Jahjaga, sfiduan rëndë edhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Presidentja Jahjaga, i rikujtoi deputetët se Kuvendi u shndërrua në një skenë të dhunës. Ajo i ftoi partitë politike të heqin dorë nga interesat e ngushta për të mbrojtur interesin e vendit.

Tash e tre muaj me radhë, subjektet politike në opozitë vazhdojnë ta pengojnë mbajtjen e seancave, kryesisht me hedhje të gazit lotsjellës, në shenjë kundërshtimi me nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë mbi ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë anulimin e këtyre marrëveshjeve, ndërkaq Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë këto kërkesa, duke e ftuar opozitën që çështjet e kontestueshme për të t’i diskutojë në Kuvend.

Si presidente e vendit, Jahjaga tha se i ka ftuar në vazhdimësi partitë politike në pushtet dhe opozitë në dialog për tejkalimin e gjendjes, por çdo herë kishte hasur në rezistencë apo ishte refuzuar e kushtëzuar.

“Asnjëra palë nuk do të korrë fitore dhe dhunën nuk do ta shndërrojmë në mjet politik”, ka porositur Jahjaga.

Zgjidhja e problemeve, ka thënë presidentja, është vetëm te dialogu dhe asnjë formë tjetër.

Jahjaga ka sugjeruar opozitën se pavarësisht qëndrimeve kundërshtuese në lidhje me marrëveshjen për Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe, i vetmi organ që mund ta bëjë interpretimin e parimeve të kësaj marrëveshjeje është Gjykata Kushtetuese.

Kurse, në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, ajo tha se formimi i një komisioni ‘ad hoc’ do të ishte zgjidhje e paqartësive të krijuara.

Kriza dhe zhvillimet dramatike, ka nënvizuar Jahjaga, po i humbin shumë kohë të çmueshme Kosovës dhe po e lëkundin besimin te miqtë ndërkombëtar, pa të cilët konsolidimi i mëtejshëm i shtetit të Kosovës do të jetë i pamundur.

Në pjesën tjetër të adresimit, Jahjaga ka folur edhe në lidhje me vazhdimin e dialogut me Serbinë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore.

Kurse në lidhje me mosdhënien e rekomandimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizim vizash për qytetarë e Kosovës, Jahjaga tha se as ajo nuk mund ta fsheh dëshpërimin.

Presidentja tha po ashtu se Kosova ka përmbushur anën e vet të rekomandimeve, sado që ndonjë rekomandim ka mund të mbetet i papërmbushur.

Partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – kanë braktisur sallën e Kuvendit, duke mos përcjellur fjalimin e presidentes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim