Jahjaga diskuton për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

E publikuar: 31/10/2017 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marr pjesë në një organizim për 17 vjetorin e rezulutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Jahjaga ka thënë se një diskutim i tillë ofron praktika të mira për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, shkruan Indeksonline.

 Jahjaga thekson se një diskutim i tillë synon zbatimin e ligjit për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Në 17 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, diskutuam mbi mundësitë dhe praktikat e mira të reparacioneve për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Një diskutim i nevojshëm përderisa synojmë zbatimin e ligjit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” ka shkruar Jahjaga.