Jahjaga: Bashkë ta luftojmë ekstremizmin dhe radikalizmin

26.05.2015 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga: Bashkë ta luftojmë ekstremizmin dhe radikalizmin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po i zhvillon punimet në Tiranë, nën kryesimin njëvjeçar të Shqipërisë.

Ja fjalimi i plotë i saj:

Kam kënaqësinë që sot marr pjesë në këtë Samit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në organizim të jashtëzakonshëm këtu në Tiranë me mikpritësin Presidentin Nishani, që shpreh në mënyrën më të mirë ndryshimin që ka ndodhur në gjithë rajonin e Evropës Juglindore dhe frymën e bashkëpunimit që ka sjellë ky ndryshim.

Dëshiroj të shpreh falënderimin tim dhe të përgëzoj presidentin Nishani për punën e jashtëzakonshme që është bërë në 12 muajt e fundit nën kryesimin e Shqipërisë, në fuqizimin dhe praninë e SEECP-së në fusha kritike, që kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal, një kusht i rëndësishëm për përmirësimin e ekonomive tona dhe një hap i domosdoshëm për afrimin e secilit shtet me Bashkimin Evropian.

Dëshiroj gjithashtu të përgëzoj presidentin Bullgarisë Plevneliev që do ta marrë kryesinë e radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore për vitin e ardhshëm. Uroj suksese në përpjekjet tona të përbashkëta që si rajon të tejkalojmë edhe më tej vështirësitë që ende mbajnë peng zhvillimin e hovshëm në këtë pjesë të kontinentit evropian.

Pas anëtarësimit tonë në këtë forum të rëndësishëm politik të rajonit vitin e kaluar në Bukuresht, Kosova ka vazhduar të japë kontributin e saj aktiv si anëtar i barabartë në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal.

Sot më shumë se asnjëherë më parë shtetet Ballkanit Perëndimor janë të bashkuara në aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si alternativën e vetme për secilin prej vendeve tona dhe që po ndihmon në transformimin e gjithë rajonit. Kjo ka qenë e mundur duke hapur perspektivën evropiane për secilin prej nesh, sepse në esencë ka qenë një hap që na ka ndihmuar të tejkalojmë pasojat e të kaluarës dhe e ka bërë të domosdoshme nevojën e bashkëveprimit.

Dhe ky është një moment që duhet ta ruajmë sepse projekti i BE-së jo vetëm që ka sjellë stabilitet politik, por ka rritur prosperitetin, ka mundësuar lirinë e lëvizjes dhe ka ndihmuar pajtimin midis popujve. Prandaj është projekti më i veçantë i përbashkët i të gjithë popujve në Evropë, që e ka kthyer diversitetin në vlerën më të madhe.

Ne jemi në një proces të pandalshëm të integrimeve evropiane. Kjo është një garanci e zhvillimit të të gjitha vendeve tona. Integrimi në një sistem të tillë vlerash do të ruajë paqen dhe do të ndërtojë mirëkuptim mes nesh. Ky bashkëpunim pragmatik ndërmjet popujve është i nevojshëm për rajonin e Ballkanit. Ai na ndihmon të thellojmë dialogun dhe të mbyllim rrugën e konfrontimit.

Ndryshimet e fundit në rajonin tonë kanë qenë të mundura vetëm përmes qëllimit të qartë të integrimit evropian. Dhe për këtë arsye ne kemi nevojë që perspektiva evropiane e rajonit, që na bashkon të gjithëve, të jetë konkrete dhe të ofrojë nxitje për reformat e brendshme.

Kosova mbetet e përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore duke kontribuar në avancimin e këtij bashkëpunimi.

Vendeve tona u duhet më shumë investime, dhe të gjithë e dimë që investitorët do t’iu shmangen vendeve që nuk ofrojnë stabilitet për të zhvilluar ekonominë.

Rajoni duhet të flasë me një zë: në krijimin e projekteve të përbashkëta të zhvillimit posaçërisht në infrastrukturë dhe në energji dhe të bëhet pjesë e hartave të rëndësishme evropiane në këto fusha. Për këtë na duhet bashkëpunim më i ngushtë mes nesh, që nxit zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën. Mbi të gjitha ndërveprim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e në veçanti në luftimin e krimit tej-kufitar.

Takimet si këto duhet të na ndihmojnë që të gjejmë mënyra se si t’i përgjigjemi sfidave të së ardhmes.

Asnjë vend nuk është i paprekshëm dhe i pacenueshëm nga trendet e fundit të radikalizmit dhe ekstremizmit prandaj lufta jonë kundër këtyre të këqijave që po cenojnë sigurinë tonë kolektive duhet të jetë luftë e përbashkët.

Qeverisjet tona, të ndërtuara mbi vullnetin e qytetarëve, të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe të rendit, demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik, janë përgjigja më e mirë kundër këtyre fenomeneve.

Siguria nuk është vetëm çështje e brendshme dhe ne duhet ta shndërrojmë atë në lidhjen më të fuqishme të unitetit rajonal. Përgjigja jonë ndaj ekstremizmit dhe radikalizmit duhet të jetë zhvillimi ynë, udhëheqja e reformave dhe angazhimi në të gjithë sektorët, përfshirja më e madhe e qytetarëve në vendimmarrje dhe mbi të gjitha ofrimi i mundësive më të mëdha.

Prandaj është e domosdoshme një qeverisje e bazuar në vlerat demokratike në vendet tona, që synon bashkëpunimin me vendet e tjera dhe gjithpërfshirjen si përgjigje.

Duke ruajtur dinamikën e përparimit tonë në agjendën evropiane, ne do të konsolidojmë vlerat e shoqërive të përparuara dhe të drejta, që tejkalojnë hasmëritë e së kaluarës.

Nuk mund ta humbasim momentin ku kemi arritur dhe as të zhbëjmë dialogun me të cilin i kemi hapur rrugën njëri tjetrit. Përgjigja është te ne – te vullneti ynë për të biseduar shtruar dhe për të arritur marrëveshje. Te vullneti ynë për të zbatuar marrëveshjet që kanë qenë produkt i zgjidhjeve politike.

Në këto momente vendimtare për rajonin ne na duhet më shumë kurajë. Na duhet më shumë qartësi dhe më pak politikë ditore. Na duhet më shumë se përkushtim ndaj vlerave që jemi zotuar të na udhëheqin në këtë shekull të ri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7