Ja se kush e shkroi simbolin “Z” në Babimoc të Obiliqit

E publikuar: 05/01/2023 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është rruga kryesore e fshatit Babimoc të Obiliqit.

Mes shtëpive, në këtë rrugë është shkruar simboli “Z”.

Zyrtarisht nuk dihet autori që e shkroi këtë shenjë në këtë hapësirë publike, e cila përdoret në përkrahje të agresionit rus mbi Ukrainën.

Megjithatë, banorët që jetojnë këtu pretendojnë se ky akt u krye nga një fëmijë.

Danic shton se fqinji për të cilin ai flet, kishte edhe në shtëpinë e tij një simbol të tillë të shkruar.

Por, ky thotë se ai më pas e shiti pronën e tij.

Ky fshat i vogël banohet kryesisht me serbë. Megjithatë, Danic thekson raportet e mira mes serbëve e shqiptarëve që jetojnë këtu.

Rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, por që nga ky institucion gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje nëse kanë marrë ndonjë veprim.