Ja përse Zvicra nuk është atraktive për refugjatët shqiptarë

01.10.2015 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja përse Zvicra nuk është atraktive për refugjatët shqiptarë

Një dukuri që vazhdon të nxisë shqetësime në opinionin gjerman dhe të cilës i kthehen në vazhdimësi mediet me komentet e tyre, është kërkimi masiv i azilit në Gjermani nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Arsyeja e ardhjes së një numri kaq të madh të refugjatëve nga vendet ku nuk ka luftë dhe zyrtarisht as ndjekje politike, mbetet e pasqaruar deri në fund.

Por ajo të cilën gjermanët e kanë të qartë dhe janë kryesisht të një mendimi është nevoja për të hequr qafe këtë fluks azilkërkuesish që sipas tyre nuk përkojnë me definicionin e njohur të azilkërkuesit klasik. Dhe në këtë pikë ata ia kanë lakmi Zvicrës.

Në një shkrim të botuar në gazetën “Die Welt” thuhet veç tjerash edhe kjo: krahas refugjatëve të luftës nga Siria dhe Afganistani, kosovarët janë ata që kanë paraqitur më së shumti kërkesa azili në gjithë Evropën. Por në Zvicër është krejtësisht ndryshe, transmeton albinfo.ch. Atje kosovarët përbëjnë vetëm 1 për qind të të gjithë azilkërkuesve që janë në procedurë azili dhe kjo përkundër ekzistimit të një diaspore të madhe kosovare në Zvicër.

Mbrapa kësaj përqindjeje të vogël qëndron mënyra e re e qasjes që po praktikon Zvicra. Ky vend para pak vitesh ka futur në fuqi procedurën e shkurtë prej 48 orëve për azilkërkuesit nga vendet e sigurta (vende ku nuk ka përndjekje politike ose luftë). Këtu hyn edhe Kosova, krahas shteteve tjera të Ballkanit. Prej atëherë kërkesat për azil nga këto vende kanë shënuar rënie të theksuar.

Ndërsa edhe sa u përket refugjatëve nga vendet e rajonit të krizës, si Siria, Iraku etj. Zvicra ka një qëndrim më restriktiv. Ajo, sipas zyrës së UNHCR-së për Zvicër kërkesat e azilit të personave nga këto vende i trajton individualisht. Ata që gjatë procedurës nuk mund të dëshmojnë se kanë qenë të përndjekur personalisht, nuk e fitojnë azilin. Të tillët marrin statusin e pranimit të përkohshëm (Viza F). Një status i tillë ka mjaft kufizime në krahasim me statusin e refugjatit të njohur, shkruan më tutje Die Welt dhe vjen në përfundim se këto janë arsyet përse Zvicra është aktualisht kaq pak atraktive për refugjatët.

Si tregues se është kështu, gazeta kërkon ndihmën e statistikës. Deri sa në vitin 1998 në Zvicra ishin bërë 11.8% të të gjitha kërkesave të azilit që ishin bërë në gjithë Evropën, në vitin 2015 kjo përqindje ka rënë në 3.1%./albinfo.ch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë

Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë

Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë