Ja kush janë celularët më të kushtueshëm në botë

02.04.2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja kush janë celularët më të kushtueshëm në botë

Telefoni celular,në ditët e sotme është bërë pothuajse pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme.Përparimet e teknologjisë, kanë bërë që telefoni të mund t’i kyej pothuajse të gjitha funksionet e kompjuterit.Mirëpo, nëse dëshironi të keni një telefon të tillë, atëherë me siguri se edhe duhet të paguani një shumë të majme të hollash.Ja  lista e 10 telefonave të mençur më të shtrenjtë në botë.

Vertu Signature Diamond

Ky telefon nga platini, montimi i të cilit pretendohet të jetë bërë me dorë, thuhet se është  zbukuruar me diamante të punuara enkas për të.Deri më sot janë punuar  vetëm 200 diamantë të këtij lloji.Çmimi i këtij telefoni është 88,000 dollarë.

iPhone Princess Plus

iPhone Princess Plus nuk ka ndonjë të veçantë që e dallon shumë nga telefon tjetër celular Apple iPhone, me përjashtim të asaj se është dizajnur nga dizajneri i famshëm i Austrisë, Peter Aloisson.Përveç arit, Princess Plus është i zbuluaruar edhe me 180 diamante të cilësisë më të mirë.Çmimi i tij  është 176.400 dollarë.

BlackDiamond VIPN Smartphone

Koncepti elegant për këtë model të  Sony-t është krijuar nga Jaren Goh. Sigurisht, kur është fjala për Sony-n, askush nuk mund ta sfidojë cilësinë e ekranit të tij.BlackDiamond VIPN është i zbukuruar me dy diamante, njërin në butonat e navigimit dhe tjetrin në pjesën e pasme të telefonit.Çmimi i këtij telefoni është 300.000 dollarë.

Vertu Signature Cobra

Telefoni Vertu Signature Cobra, me një dizajn mjaft ekskluziv me forma të tilla si ajo e gjarpërit, është projektuar nga argjendari francez, Boucheron.Ky celular është i zbukuruar me një diamant në formë dardhe, një diamant të rrumbullakët të bardhë, dy smeraldë dhe 439 margaritarë.

Gresso Luxor Las Vegas Jackpot

Ky telefon i mençur luksoz që përmban 180 gr. ari, është punuar në Zvicër në vitin 2005.Pjesa e pasme e tij është e punuar nga një dru i rrallë afrikan, më shumë se 200 vjet i vjetër, i cili është njëherësh druri më i shtrenjtë në botë. Butonat e tij janë të bëra nga kristali safir.Çmimi i tij është  rrafsh 1 milion dollarë.

Diamond Crypto Smartphone 

Bazuar në Windows CE, ky telefon i mençur është projektuar nga dizajneri i aksesorëve luksozë, Peter Aloisson. Ky objekt unik i artit, që kushton 1.3 milion dollarë, është i zbukuar me 50 diamante, 10 prej të cilëve janë diamantë të kaltër, shumë të rrallë dhe me disa pjesë prej ari. Niveli i enkriptimit të këtij telefoni siguron mbrojtje të informacionit nga rrëmbimi dhe shantazhi teknologjik.

GoldVish Le Million

Goldvish “Le milion” është projektuar nga projektuesi i njohur Emmanuel Gueit, i cili ka dizajnuar shumë orë dhe stoli luksoze. Në shtator të vitit 2006, në Panairin e milionerëve në Kanë të Francës, ky telefon i punuar në Zvicër, me ari 18 karatësh dhe diamante, është shitur për 1.3 milion dollarë, për çka edhe e ka marrë çmimin e Rekordeve Botërore të Ginisit si telefoni më i shtrenjtë në botë, në atë kohë.

iPhone 3G King’s Button

Edhe ky telefon është dizajnuar nga argjendari i njohur nga Austria, Peter Aloisson. 138 diamantet zbukurues bëjnë që ky telefon të kushtojë 2.4 milion dollarë. Diamanti i bukur i bardhë prej 6.6 karatësh është qershia mbi tortë

Supreme Goldstriker iPhone 3G 32GB

Për zbukurimin e këtij telefoni janë përdorur 271 gr. ari prej 22-karatësh, 53 diamante nga 1-karat, një diamant i rrallë 7.1-karatësh, ari i Kashmirit, graniti dhe lëkura e rrallë. Për këtë telefon me gjithë këto zbukurime duhet paguar “vetëm” 3.2 milion dollarë.

Diamond Rose iPhone 4 32GB

Ky është telefoni i mençur më i shtrenjtë në botë deri më sot. I zbukuruar sipas dizajnit të dizajnerit Stuart Hughes me 561 diamantë me karat të ndryshëm dhe me platinium, ky telefon kushton 8 milion dollarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)