Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shoqëruar për në stacion një nxënës.
Nxënësit nga Suhareka gjatë kontrollit të çantës, i janë gjetur një boksi hekuri dhe një thikë rreth shtatë cm.
I dyshuari i mitur, pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

















