Në Strellc të Ulët të Deçanit, iu dha lamtumira e fundit Donjeta Pajazitajt ,trupi i pajetë i së cilës u gjet para tri ditëve në Bjeshkët e Strellcit.
Pas ceremonisë së varrimit, në emër të bashkëqytetarëve nga Strellci, Hasan Kamaj ka kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e këtij akti makabër siç tha ai. Edhe kryetari i komunës Rasim Selmanaj kërkoi nga drejtësia ndriçimin e rastit. Ndërkaq zëdhënësi i Policisë rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj ,i kontakuar përmes telefonit thotë se deri më tash nuk ka të arrestuar mirëpo sipas tij njësitet e hetuesisë janë duke punuar intensivisht në disa pista hetimi për zbradhjen e këtij rast tragjik.Ibraj thotë se policia në bashkëpunim të plotë edhe me prokurorinë janë duke e bër të pamundurën që sa më shpejt ,rasti të ndriqohet.
Faktin se hetimet janë në rrrugë të mirë, falë angazhimit maksimal të policisë dhe prokurorisë, përmes telefonit e konfirmoi edhe prokurorja e rastit,Valbona Haxhosaj. Sipas saj prokuroria është në pritje të ekspertizave të fundit pas obduksionit nga Njësiti i mjekësisë ligjore dhe pas ekzaminimit mjeko ligjor të cilat do të rezultojnë në përcaktimin e vdekjes dhe identifikimin e kryersve të këtij akti të shëmtuar.
Donjeta Pajazitaj qe zhdukur 6 javë më parë , rreth orës 14.00, tek po shkonte në punë, vetëm disa qindra metra pasi ishte larguar nga shtëpia e saj.