Me vetëm pak ditë që na ndajnë nga konferenca e zhvilluesve Build 2018 e Microsoft, kompania bëri një premtim të fortë vitin e kaluar.
Tashmë ky premtim po përmbushet sepse Apple iTunes më në fund mbërriti në Windows Store.
Softueri i muzikës duhej të kishte debutuar në dyqanin e aplikacioneve të Microsoft në fund të 2017-ës por u shty.
iTunes në Windows Store është i ngjashëm me iTunes e zakonshëm që keni përdorur por që përditësimet kryhen përmes Windows Store tani e tutje dhe jo nga ana e Apple.
Gjithashtu është kompatibël me Windows 10 S Mode, sistem operativ i cili pranon aplikacioneve vetëm nga Windows Store.
Nëse dëshironi të instaloni iTunes duhet të keni Windows 10-ën të instaluar dhe të shkarkoni aplikacionin në këtë lidhje. /PCWorld Albanian