Italia merr vendim për përjashtimin e Rusisë nga SWIFT

E publikuar: 26/02/2022 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mario Draghi

Italia përkrah largimin e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT, ka njoftuar presidenti ukrainas, Zelenksyy.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se ka biseduar me kryeministrin Italian Mario Draghi lidhur me këtë çështje.

“Ky është fillimi i një faqeje të re në historinë e shteteve tona Ukrainë-Itali. Mario Draghi në një bisedë telefonike përkrahu largimin e Rusisë nga SWIFT, si dispozitë për asistencë të mbrojtjes. Ukraina duhet të bëhet pjesë e BE-së”, ka shkruar Zelenskyy.