Istogu befason Gjianin, e mund 1-0

19.09.2015 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Istogu befason Gjianin, e mund 1-0

Gjilani nuk arriti të marrë fitoren në javën e 6-të në Reiffeisen Superligës duke humbur dhe mundësinë për të marrë kreun e renditjes në kampionat. Istogu shkaktoi surprizën në ndeshjen hapëse të javës, pasi regjistroi fitoren e parë në kampionat, pikërisht ndaj një prej ekipeve më në formë për momentin. Egzon Gashi ishte heroi i vendasve falë realizimit të minutës së 62-të, ku shfrytëzoi një pasim të Mensur Durakut. Ndeshja në fakt mes dy ekipeve ishte emocionuese, pavarësisht se në pjesën e parë rezultati mbeti i bllokuar në shifrat 0-0.

Eminhaziri shpërdoroi disa mundësi të mira në këtë fraksion për skuadrën e Gjilanit, ndërsa i pasaktë për Istogun u tregua Fatlum Gashi. Gjithsesi goli i minutës së 62-të i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Genc Hoxha, ndërsa Gjilani e mbylli ndeshjen me 10 vetë pas daljes me të kuq dhe të Artan Shalës. Javën e ardhshme Gjilani do të luajë në shtëpi me Llapin, ndërsa Istogu do të përballet me kampionët në fuqi të Ferronikelit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)