Ismet Beqiri tregon si humbi nga Arban Abrashi

E publikuar: 26/08/2017 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismet Beqiri nga LDK, ish-kryetari i Prishtinës, i cili raportohej se në këto zgjedhje lokale mund të jetë kandidat për Prishtinën, nuk do të garojë. Kandidat për këtë garë është Arban Abrashi.

Beqiri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se edhe pse kishte shprehur gatishmëri për këtë garë dhe se e kishte përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së, sipas tij, pas një votimi të fshehtë ai nuk do të ketë mundësi të garojë.

Ka thënë se megjithatë ai do të vazhdoj të jetë i përkushtuar si anëtar i LDK-së së Ibrahim Rugovës.

Postimi i plotë i Ismet Beqirit në Facebook:

Të respektuara struktura të Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Prishtinë

Dëshiroj qe publikisht të ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë të jem Kandidat i mundshëm për Kryetar të Prishtinës,të jem zëri juaj përfaqësues nga radhët e LDK-së.

Veçmas falënderoj Degën e I-rë,Nëndegët,Forumin e Gruas,Forumin Rinor dhe anëtarësinë e Degës time,që kanë bërë propozimin për Kandidat.

Po ashtu falënderoj edhe strukturat e 4 Degëve dhe Nëndegëve tjera të Prishtinës.

Përkundër faktit që kisha vullnetin,gatishmërinë dhe përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë,më vjen keq që pas një votimi të fshehtë,(hera e parë në Kryesinë e LDK-së) nuk e kam mundësinë të garoj,të fitojmë dhe të isha në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj,ashtu siç kam bërë vite më parë si Kryetar i Prishtinës.

Unë vazhdoj të jem një anëtarë i përkushtuar dhe i devotshëm i LDK-së së Ibrahim Rugovës,i Degës së I-rë Kodra e Trimave(e di qe jeni lënduar,zhgënjyer e shqetësuar,por edhe këtë situatë duhet ta tejkalojmë bashkë,për hir të LDK-së).

Do të punoj ashtu siç kam punuar për 27 vite për të mirën e LDK-së,për suksesin e LDK-së,përkundër sfidave që i kam pasur dhe mund ti kem.

Do të punojmë si gjithmonë dhe dashtë zoti të kemi rezultate pozitive edhe në këto zgjedhje të 22 Tetorit,ta fitojmë Prishtinën tonë dhe shumë Komuna të tjera.