Ismet Beqiri apo Vjosa Osmani do të “luftojë” për Prishtinën?

E publikuar: 11/08/2017 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismet Beqiri do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës. Burime të Indeksonline mësojnë se tërheja e Vjosa Osmanit nga kandidatura e mundshme ka bërë që Beqiri të jetë favoriti kryesor.

Beqiri është i propozuari i degës së parë të Prishtinës në kryeqytet, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në katër degët tjera të LDK-së në Prishtinë.

Burime të Indeksonline mësojnë se i Beqirit si kandidat i LDK-së për Prishtinën në zgjedhjet lokale do të bëhet sot një javë, pra të premten e ardhshme.

Po në këtë ditë do të bëhet edhe nominimi i kandidatit për komunën e Prizrenit dhe disa komunave të tjera.