Ish komandantit të Brigadës 141 nuk i njihet statusi i veteranit

10.03.2015 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ish komandantit të Brigadës 141 nuk i njihet statusi i veteranit

Akuzat se me listat e publikuara nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, janë bërë shumë keqpërdorime, vetëm sa po shtohen.

Rasti i fundit është ai i publikimit të listave për Zonën Operative të Shalës, ku po pretendohet se shumë ushtarë të UÇK-së kanë mbetur jashtë listave të publikuar.

Njëri prej atyre që thotë kështu, është edhe ish komandanti i Brigadës 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës, Hysni Ahmeti, i cili tregon se janë afër 200 ushtarë të kësaj brigade që nuk janë përfshirë në listat e publikuara.

Në një bisedë për Veriu.info, Ahmeti tregon se as atij nuk i është publikuar emri në listat zyrtare të publikuara mbrëmë, sikurse që nuk i është publikuar emri as Ibrahim Feratit, ish komandant i Policisë Ushtarake për Brigadën 141.

“Mos përfshirja e emrit tim në lista, po e zëmë që është lëshim teknik, mirëpo sa kam mundur t’i kontrolloj listat e publikuara, gati 200 ushtarëve nuk u është publikuar emri, por ka edhe dëshmorë që janë lënë jashtë listave, sikurse edhe invalidë të UÇK-së. Listat para një jave kanë pas me u bë publike, por ato pa ndonjë arsye janë shtyrë nga Komisioni Qeveritar, e që po del tash se ata në Prishtinë dikush kanë ndërhyrë në lista që i kemi dërguar ne si komision i brigadës. Ata para një jave na e kanë dërguar draftin e listës, ku ne pastaj i kemi plotësuar listat, ndërsa këta emra nuk janë publikuar”, thotë për Veriu.info ish komandanti i Brigadës 141 “Mehë Uka”.

Ai tregon se komisioni i brigadës është përbërë nga ai si komandant brigade, komandantët e batalioneve, komandantët e kompanive dhe ndihmës komandantët e brigadës.

Ahmeti përgjegjës për këto lëshime e bënë Komisionin Qeveritar, përkatësisht Faik Fazliun, që është udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, pasi që thotë se të gjitha listat e verifikuara në zona janë dërguar tek ai.

Mirëpo, ish-komandanti Hysni Ahmeti ju bënë apel të gjithë ushtarëve të UÇK-së, që të jenë të matur në veprime, duke i porositur që të rrinë të qetë, pasi që shpreh bindjen se të gjithëve do të ju pranohen statusi pas ankesave që do të bëhen në Prishtinë.
Veriu.info mëson se shumë ushtarë të Zonës Operative Shalës, janë të mllefosur me përfshirjen në lista të shumë emrave të cilët asnjëherë nuk kanë qenë ushtarë, ndërsa tash e gëzojnë statusin e veteranit të UÇK-së. Këto reagime nga mbrëmë po bëhen kryesisht në rrjete sociale, por ka tendencë që pakënaqësitë e tyre t’i shprehin edhe në forma tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje