Ish-këshilltari i Thaçit: Peci e ka rritur suksesshëm vetëm një kulturë në bujqësi, korrupsionin

E publikuar: 28/05/2025 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka komentuar intervistimin e Faton Pecit për rastin e fabrikës për mbetje shtazore.

Ai ka thënë se kontrata që është nënshkruar nga ministri në detyrë i Bujqësisë është kriminale, përcjell infosot.com

Sipas tij, Peci në bujqësi ka rritur vetëm kulturën e korrupsionit.

“Kontrata e nënshkruar nga Peci është kriminale. Është vjedhje me plan nga buxheti i shtetit, duke e valvitur flamurin e moralit në dorë. Dhe, siç po shihet, është vjedhje me mbështetje politike. Me ndërgjegjen si pleh, Peci e ka rritur suksesshëm vetëm një kulturë në bujqësi: korrupsionin”, ka shkruar Behramaj.