Ish-diplomati kosovar ndihet i turpëruar me përleshjen e Krasniqit me Zekën, thotë disa fjalë

E publikuar: 29/09/2017 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-diplomati, Lulzim Peci e ka cilësuar të papranueshme sjelljen e dy politikanëve kosovar, Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, të cilët u rrahën në një debat televiziv.

Ai thotë se ndihet i turpëruar prej bastardimit dhe degradimit total te fjalës dhe sjelljes publike prej disa nga politikanet e Kosovës, transmeton Indeksonline

“Çfare po bëni ju sot? Kemi pasur një sistem gjate 90’ve qe i ka besuar krejte populli pa pasur shtet, ndërsa sot kemi shtet, institucioneve te te cilit nuk i beson askush”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postim i plotë:

Ne politike, kur fjalet e humbin kuptimin, dhuna eshte e gatshme. Kemi humbur sensin e edukates elementare ne cdo aspekt, per dije te mos flasim.

Cfare modeli po ju jepni rinise? Ne kohen kur kam qene i ri, model e kemi pasur Anton Ceten, Fehmi Aganin dhe Ibrahim Rugoven e shume te tjere qe rrezatonin mencuri, humanitet dhe virtytshmeri.

Cfare po beni ju sot? Kemi pasur nje sistem gjate 90’ve qe i ka besuar krejte populli pa pasur shtet, ndersa sot kemi shtet, institucioneve te te cilit nuk i beson askush.

Turp po me vjen prej bastardimit dhe degradimit total te fjales dhe sjelljes publike prej disa nga politikanet e Kosoves.